Ministria e Financave vë në shënjestër ish-kancelaren: Merkel shpenzon shumë

Angela Merkel është vënë në shënjestër nga Ministria gjermane e Financave për shpenzimet tepër të larta të zyrës së saj në Bundestag, që i atribuohen si ish-Kancelare.

Një fakt i tillë u bë i ditur nga Spiegel, i cili citoi një raport qeveritar për komisionin e buxhetit të parlamentit gjerman, sipas të cilit kritika ka të bëjë me numrin e punonjësve në zyrë, aktualisht nëntë nga katër të planifikuar.

Në shkrimin e Spiegel thuhet se zyra e saj ka si qëllim vetëm përmbushjen e detyrimeve post-zyrtare dhe përjashtohet nga përdorimi për qëllime private ose për të gjeneruar të ardhura shtesë.

Nën objektivin e Ministrisë së Financave, kanë përfunduar edhe shpenzimet e udhëtimit, rimbursimi i të cilave, u saktësua, “merret në konsideratë vetëm nëse ish-kreu i qeverisë udhëton për llogari dhe në interes të Federatës së Republikës së Gjermanisë”.

Të Fundit