Ministri grek Dendias: Greqia është kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias është takuar këtë të martë me homologen e tij në Bosnje Hercegovinë, Bisera Turkoviç.

Pas takimit në Sarajevë, Dendias ka theksuar se vendi i tij është kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan.

Dendias tha se problemet në Bosnje Hercegovinë duhet të zgjidhen me negociata brenda vendit dhe përfshirja e një pale të tretë në çështjet e brendshme do të destabilizonte rajonin.

Turkoviç, nga ana tjetër, tha se i beson mbështetjes së Greqisë që vendi i saj të marrë statusin e vendit kandidat nga Bashkimi Evropian.

Javën e kaluar, ministri grek vizitoi Tiranën ku ndër të tjera ka diskutuar gjatë takimit me kryeministrin Rama dhe ministren e Jashtme, Xhaçka për kufirin detar.

Shqipëria dhe Greqia i janë drejtuar Gjykatës së Hagës për zgjidhjen e çështjes së marrëveshjes së arritur në vitin 2009.

Të Fundit