E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Zbulohet “laboratori” nëntokësor i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona! Zbulohen 2600 bimë dhe 170 kg drogë e përpunuar Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar! I mbylli gazetarët e Stop në zyrë, kameramani u godit! Tani noterja në burg
Aktualitet

“Mimi Kodheli një super kinge” Rama rrëfen simpatinë: Në rininë e hershme, gjuaja kosha për t’i rënë në sy

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama teksa ka komentuar me radhë kandidatet për deputete të PS në Tiranë duke u ndalur tek Mimi Kodheli.

Rama thotë se me Kodhelin ka pasur njohje të vjetër, prej prindërve, madje ajo i shkonte për vizitë në shtëpi.

Ai thotë se Kodheli ishte një super kinge me flokët e gjata, dhe ai për t’i rënë në sy gjuante kosha për të treguar sa bukur i bënte.

‘’Mimi është këtu sot pas një rruge shumë të gjatë, qysh nga koha kur kishim një lidhje të largët në kohë të largët për shkak të prindërve. Unë isha i vogël kur prindërit vinin për vizitë tek shtëpia, ishte një super kinge, që kur futen në jetën e një pubertari krijojnë fantazira.

Kishim një fushë basketbolli poshtë pallatit, dhe Mimi vinte dhe unë gjuaja koshat që të tregoja sa bukur i bëja. Po vetëm këtu, asgjë më shumë. Pastaj Mimi punonte në sektorin bankar, dhe edhi me mua në Bashkinë e Tiranës. Pjesën tjetër e dini. Ajo është këtu për një arsye.’’- tha Rama.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑