Meta thirrje Ramës: “Dhunë verbale dhe linçimin publik” Të kërkojë ndjesë publike, tërhiq mbrapsht fjalorin ordiner ndaj Grida Dumës

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i ka bërë thirrje kryeministrit Rama t’i kërkojë ndjesë Grida Dumës dhe të tërheqë mbrapsht sulmin dhe fjalorin ordiner.

Meta thotë se e dënon me ashpërsi dhunën verbale dhe linçimin publik ndaj Grida Dumës, si zonjë dhe nënë e një fëmije të mitur.

Për  Metën, asnjë ndarje politike s’mund t’i japë të drejtë sulmeve të papranueshëm. Ditën e djeshme Rama ironozoi me Dumën duke e krahasuar me kandidatin socialist në Kavajë, Etjen Xhafaj.

”Gridare, gridare, gridae, oooo”- tha Rama referuar Dumës.

REAGIMI NGA ILIR META

E dënoj me ashpërsi dhunën verbale dhe linçimin publik, të papranueshëm për traditën shqiptare dhe çdo shoqëri demokratike, të bërë ndaj zonjës, njëherazi nënë e një fëmije të mitur, Grida Duma.

Asnjë ndarje politike nuk mund t’i japë të drejtë revanshit të rrugaçërisë, për më tepër kur këto sulme të papranueshme për moralin njerëzor dhe etikën institucionale, konsumohen nga personat e veshur me autoritetin e shtetit.

Duke besuar në reagimin e fuqishëm të shoqatave që angazhohen për mbrojtjen e të drejtave të grave, i bëj thirrje Kryeministrit ende në detyrë, të kërkojë ndjesë publike dhe të tërheqë mbrapsht sulmin dhe fjalorin ordiner të përdorur ndaj zonjës Duma.

Të Fundit