Basha publikon fotot nga pritja në Kavajë: Shqipëria mund të ndryshojë, ne do e sjellim

Kryedemokrati Lulzim Basha ka nisur turin e takimeve paraelektorale në Kavajë, ku iu bë një pritje madhështore.

Basha në mungesë të një podium dhe i rrethuar nga qindra njerëz, hipi mbi makinë dhe bëri thirrje për ndryshim.

Entuziazmin nga takimi në Kavajë, Basha e ka përçuar dhe përmes një postimi në rrjete sociale, ku thekson se ka ardhur koha që Shqipëria të ndryshojë dhe se PD do të jetë ajo që do e arrijë këtë gjë.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

Shqipëria mund të ndryshojë,
Shqipëria ka nevojë për ndryshim.
Ne do ta sjellim ndryshimin!

 

 

 

Të Fundit