A do të kemi masa shtesë kundër COVID-19? Zv.ministrja Rakacolli bën publik vendimin e Komitetit Teknik: Pas analizimit të situatës vendosëm që…

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka marrë në shqyrtim vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të riparë kohëzgjatjen e kufizimeve.

Anëtarja, Mira Rakacolli ka deklaruar se Komiteti Teknik ka vendosur që rivlerësimi të ndodhë pas dy javësh, si për grumbullimet dhe për masat e reja.

Për Rakacollin ende Shqipëria nuk është aty ku duhet të jetë për luftën ndaj COVID-19, prandaj ajo kërkon vijim të respektimit të masave.

‘’Vendosëm një afat për masën e propozuar lidhur me grumbullimet. Komiteti i Ekspertëve vendosi që këtë herë do jetë për dy javë. Do rivlerësohet përsëri njësoj si dhe masat e tjera.

Nuk jemi aty ku duhet të jemi. Shfrytëzojmë këtë moment që qytetarët të vijojnë të mbajnë maskën, të vazhdojmë të rruajmë distancimin fizik, social. Të evitojmë pjesëmarrjen në organizime me shumë njerëz. Në mënyrë që këto tregues t’i kemi më të përmirësuar, dhe të gjykojmë për ndonjë lehtësim. ‘’- tha Rakacolli.

 

Të Fundit