Meta: Të gjithë duhet t’i binden sovranit, të presim me qetësi rezultatin

Presidenti Ilir Meta nga qyteti i Fierit tha se kudo procesi i votimit po ecën shumë mirë, ku nënvizoi se deri më tani ka një pjesëmarrje të madhe në zgjedhje.

Kreu i shtetit shtoi se të gjithë duhet t’i binden sovranit dhe të presin me qetësi rezultatin e zgjedhjeve.

“E rëndësishme është gjithë populli i Shqipërisë të shkojë drejt qendrave të votimit. Të gjithë duhet t’i binden sovranit. I ftoj të gjithë të jenë të qetë dhe ta presin me qetësi rezultatin”, u shpreh presidenti.

Presidenti Meta komentoi dhe marrëdhëniet me SHBA-në, të cilat sipas tij janë të shkëlqyera.

“Marrëdhëniet me ShB-në janë të shkëlqyera sepse ata janë më popullin dhe qytetarët do i tregojnë se besojnë të demokracia,” tha presidenti Meta.

Të Fundit