Meta takon Berishën në selinë e PD: I propozova një emër Berishës për Kryetarin e Këshillit Bashkiak të Tiranës

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shkuar paraditen e sotme në selinë e Partisë Demokratike, ku u takua me kryedemokratin Sali Berisha.

Një takim i tillë vjen pasi dy ditë më parë Presidenti Bajram Begaj, dekretoi 14 majin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.

Pas takimit të mbajtur më pak se një orë, Meta deklaroi se Partia e Lirisë do të fusë kandidatët e saj në zgjedhjet për primaret që do të bëjë Partia Demokratike.

Ndërsa shtoi se i ka propozuar emrin e një politikani Berishës, për të qenë kryetari i ardhshëm i këshillit Bashkiak të Tiranës.

Kryetari i ardhshëm i bashkisë, i opozitës së vërtetë që do triumfojë dhe kryetari i ardhshëm i Këshillit të Bashkisë do të bëjë spektakël.

Partia e Lirisë respekton primaret është risi e jashtëzakonshme, kemi kërkuar që sa më shpejt të realizohet ky proces.

Kudo që ne kemi kandidatë të cilët premtojnë do t’i përfshijmë në primaret e përbashkëta me PD. E rëndësishme që kandidatët të respektojnë njëri tjetrin, ai që përdor primaret për të sulmuar kandidatët e tjerë përjashtohet nga gara.

Nuk kam patur asnjë diskutim për emrin që do të jetë në Tiranë apo kudo tjetër. I propozova një emër Berishës për Kryetarin e Këshillit Bashkiak të Tiranës, që ai e priti me shumë kënaqësi. Parlamenti i ardhshëm i Tiranës do të jetë shumë i rëndësishëm.

Në një takim të mbajtur pak javë më parë mes Metës dhe Berishës, u konfirmua koalicioni i përbashkët në zgjedhjet vendore.

Të Fundit