E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar! I mbylli gazetarët e Stop në zyrë, kameramani u godit! Tani noterja në burg Vëllai e denoncoi në Stop, tani përfundon në gjyq! 11.7 milionë lekë dhe firma të falsifikuara
Aktualitet

Meta: Rama ka korruptuar burra që turpërojnë fjalën prostitutë, unë jam diga që mbroj demokracinë

Presidenti Ilir Meta ka bërë akuzë në adresë të Kryeministrit Edi Rama, për të cilin tha se ka korruptuar edhe elementë të caktuar nga opozita.

Ndërsa veten e tij, kreu i shtetit e konsideron pengesën kryesore të Kryeministrit Edi Rama, sipas tij, në mbrojtje të demokracisë.

Duke folur nga parku i Apolonisë në Fier ku vlerësoi personalitete të artit, Presidenti Meta tha se zgjedhjet e 25 Prillit do të vlejnë për 100 vitet e ardhshme.

“Ai ka shqetësimin se Ilir Meta përpiqet për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme sepse po përdor pushtetin e paligjshëm për të blerë, shantazhuar dhe korruptuar opozitën dhe kuptohet që shpesh ka patur suksese në këtë rrugë, dhe pengesa, diga kryesore për të mos përmbytur përfundimisht demokracinë ka qenë Ilir Meta. Kjo është një betejë finale, nuk është si betejat e mëparshme, është betejë për 100 vitet që do vijnë. Kjo nuk është betejë mes Edi Ramës dhe Ilir Metës. I duhet ta dijë shumë mirë që kur sulmohet rendi kushtetues do të thotë sulmohet Republika e Shqipërisë dhe Presidenti merr përgjegjësitë. Kështu që mos të provokojë Vlorën. Vlora ka një spital psikiatrik që është në gjendje të mirë dhe ka personel të devotshëm, kështu që të gjitha shërbimet do t’i ketë atje se ai është mësuar të korruptojë burra që turpërojnë edhe fjalën prostitutë, burra me vese që turpërojnë familjet e tyre, turpërojnë fëmijët e tyre, por duhet ta dijë që në 25 Prill do ta marrë përgjigjen nga vajzat e Vlorës, të Fierit, të Durrësit, Tiranës e gjithë Shqipërisë”, tha ndër të tjera Presidenti Ilir Meta.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑