E Martë, 24 Nëntor 2026
Lajm i fundit
“Nëse tentojnë të më arrestojnë, futem në grevë urie”, Vuçiç: Një milion njerëz do dalin në rrugë Zbulohet “laboratori” nëntokësor i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona! Zbulohen 2600 bimë dhe 170 kg drogë e përpunuar Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar!
Aktualitet

“Meta përdhosi postin e presidentit”, Spiropali: Mos u pafshim më kurrë…

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, në fjalën e saj në parlament, deklaroi se Meta nuk ka një problem të vogël, por problematika e tij është klinike.

“Presidenti nuk punoi dhe bëri gabime, nuk bëri lapsuse, sepse nëse do ishte për këtë, nuk do ishim mbledhur këtu. Presidenti nuk la gabim pa bërë. Presidenti ka problem klinik. Vepra penale “Thirrje publike për veprime të dhunshme” duhet që të hetohet. Meta ka kryer propagandë politike, duke përdhosur Kushtetutën. Presidenti ka shkelur simbolikën e përfaqësimit të simbolit të unitetit kombëtar, ka dhunuar parimin e paanshmërisë, duke shkelur Kushtetutën. Presidenti nuk ka miratuar marrëveshje, nuk ka emëruar ambasadorë, apo shtetarë, duke minuar punën normale të institucioneve. Meta ka ndërhyrë në punë që nuk i përkasin. Meta ka denigruar qeverinë, PS dhe kandidatët e saj për deputet në garë, duke përhapur akuza të rreme, për interesa të caktuara”, tha Spiropali.

Elisa Spiropali nënvizoi se Meta ka humbur rolin e paanshmërisë mes palëve politike.

“Meta ka ndërmarrë sulme ndaj SHBA, duke shkelur mikpritjen e besën, që përfaqëson shqiptarët. Meta akuza ndaj SHBA dhe diplomatëve të huaj si të korruptuar, humbi rolin e paanshmërisë mes palëve politike. Meta nuk ka mbushur kupën, por e ka derdhur atë. Ne jemi mbledhur sot që presidentin ta largojmë. Meta përdhosi postin e presidentin, mos u pafshim më kurrë në seanca të tilla”, theksoi Spiropali.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑