“Mesazhet e manipuluara janë dërguar nga qendra e…”- Presidenti Meta paralajmëron nisjen e betejës ligjore me kompaninë telefonike

Presidenti Ilir Meta pritet të hapë një betejë ligjore me konpaninë telefonike ‘One’. Kreu i shtetit i është drejtuar kësaj kompanie me një kërkesë për informacion këtë të hënë, pasi sipas të dhënave që Presidenca ka siguruar, “mesazhet e manipuluara, janë dërguar nga qendra e mesazheve të kësaj kompanie telefonike”.

Lajmin e bën me dije përmes një postimi në rrjetet sociale, këshilltari i Metës, Tedi Blushi.

Bëhet fjalë për disa mesazhe telefonike që kreu i shtetit denoncoi pak ditë më parë se u janë dërguar disa qytetarëve në emër të presidentit.

POSTIMI I PLOTE I KESHILLTARIT TE PRESIDENTIT

Sot, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ju drejtua me një kërkesë për informacion kompanisë “One Telecommunications” lidhur me keqpërdorimin kriminal të mesazheve telefonike, gjoja sikur janë dërguar nga numri i Tij personal zyrtar, në adresë të disa qytetarëve.
Sipas të dhënave të siguruara, mesazhet e manipuluara, janë dërguar nga qendra e mesazheve të kësaj kompanie telefonike.
Për këtë arsye, Presidenti Meta është në pritje nga “One Telecommunications” të informacionit të nevojshëm, para nisjes së procedurave ligjore në sistemin ndërkombëtar.

Të Fundit