Merr pension dhe pse 15 vite i vdekur, ku shkuan lekët e të ndjerit?!

Seit Çullhaj, tregon, se i ati, Ramazan Cullhaj, ka ndërruar jetë në vitin 2008, por familjarët nuk e cregjistruan në gjendjen civile. Në këtë mënyrë Seiti thotë, kur donin të shisnin tokën, kërkohej firma e tij. Kjo ishte pika, që iu drejtua njësisë për cregjistrim në gjendjen civile. Meqë kishte kaluar afati, Seiti i drejtohet në 2018-ën Gjykatës së Shkallës së parë, e cila vendosi cregjistrimin e të ndjerit.Por bashkia e ankimoi vendimin në Apel, ku që nga 2018-ta nuk ka një datë për shqyrtim.Ne shohim sistemin e gjendjes civile në Njësinë 6 Kombinat, ku Ramazani rezulton i gjallë. I drejtohemi ISSH-së dhe mësojmë, që i ndjeri merr pension, edhe pse ka ndërruar jetë.Anila Take, shefe e degës së përfitimeve, na thotë, se tërheqja e pensionit është bërë që në vitin 2018 me anë të një autorizimi, që njësia 6 i ka marrë të ndjerit, që autorizon të birin. Por Seiti nuk di gjë dhe thotë, se dyshon tek ish juristi Qamil Hysa.Specialistja e ISSH-së shpjegon, se ka akt kostatimet, me 8 autorizime, ku 7 herë te karta e id-së është fotot e të birit dhe tek e 8-ta del foto e dikujt tjetër, me po këto të dhëna.

Për cështjen e pensionit të të ndjerit Ramazan Cullhaj, shkojmë sërish në njësinë 6, ku kryetari Adriatik Merko, thotë, se ai nuk mund t’i shohë të gjithë personat. Kjo, sipas tij, është detyrë e punonjësve.Në fund juristi në një telefonatë me djalin, pranon që këtë gjë e ka bërë ai, por nuk pranon të ketë marrë edhe paratë.Për këtë skandal ISSH, thotë, se do të marrë masa, duke ndërprerë pensionin por edhe duke detyruar postën ta ndjekë, si debitore.

Më pas i drejtohemi Gjykatës së Apelit me një kërkesë për përshpejtim të shqyrtimit të cështjes.Nuk e lemë me kaq. “Stop” bashkë me qytetarin i bën kallzim njësisë 6, Administratorit Adriatik Merko, Zyrës së Gjendjes Civile, juristit Qemal Hysa si dhe punonjëses së postës 28 Kombinat.

Të Fundit