E Martë, 24 Nëntor 2026
Lajm i fundit
“Nëse tentojnë të më arrestojnë, futem në grevë urie”, Vuçiç: Një milion njerëz do dalin në rrugë Zbulohet “laboratori” nëntokësor i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona! Zbulohen 2600 bimë dhe 170 kg drogë e përpunuar Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar!
Aktualitet

Merkel e quan “të gabuar” ligjin hungarez për LGBTQ: Ndikon në lirinë e arsimit

Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi se ligji hungarez që ndalon përmbajtjen arsimore LGBTQ (homoseksual, lesbik, biseksual dhe transseksual) për fëmijët është i “gabuar”. “Në bazë të asaj se si unë e kuptoj politikën, ky ligj është i gabueshëm”, tha Merkel, duke iu përgjigjur pyetjes së një deputeti të parlamentit në lidhje me këtë çështje.

Sipas Merkelit, ligji “ndikon në lirinë e arsimit dhe në aspektin politik ajo e kundërshton atë”.
Ligji u ndalon fëmijëve dhe të rinjve librat, filmat dhe përmbajtjet tjera, që flasin për seksualitet tjetër, përveç heteroseksualitetit.

Ligji zbatohet edhe për reklamat. Më herët, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e ka dënuar ligjin duke e quajtur atë një “turp” që është në kundërshtim me vlerate BE-së.

Udhëheqësja evropiane tha se ligji “qartë diskriminon njerëzit në bazë të orientimit të tyre seksual”. “Unë do të përdor kompetencat e komisionit për të siguruar që të garantohen të drejtat e të gjithë qytetarëve të BE-së”, ka thënë von der Leyen. Pesëmbëdhjetë vende anëtare të BE-së kanë shprehur “shqetësimin e tyre” për ligjin anti-LGBTQ të Hungarisë. Budapesti thotë se përmes këtij ligji po i mbron fëmijët.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑