Një grua që mendonte se dhimbjet e stomakut ishin si rezultat i apandecitit mësoi në spital se ishte shtatzënë. Natalie Austin nga Ash, Mbretëri e Bashkuar nuk e diinte se po priste një fëmijë e madje kishte humbur peshë teksa mbante Darcy në bark, e cila është me sindromën Down. Ajo mendonte se lëvizjet e barkut ishin gazra dhe jo goditjet e një foshnjeje. 40-vjeçarja mendonte se nuk mund të ngjizte një fëmijë pasi vajza e tyre, Eloise erdhi në jetë pas 4 ciklesh fekondimi in vitro të kryera përgjatë një dekade.
Një shtatzëni e tillë konsiderohet “enigmatike” nga mjekët dhe në Mbretërinë e Bashkuar ka rreth 300 të tilla çdo vit. 1 në 2500 gra nuk e dinë se janë shtatzënë deri në momentin që janë gati për të lindur. Shtatzënitë “enigmatike” ndodhin zakonisht te vajzat e reja që nuk kanë qenë shtatzënë më parë ose gra që mendojnë se kanë kaluar në menopauzë. Me mbërritjen e saj në spital, stafi mjekësor kreu një test rutinë shtatzënie që rezultoi pozitiv. Mjekët u trembën për një shtatzëni jashtë mitre që mund të përbëjë rrezik për jetën. Në urgjencën e një spitali tjetër, mjekët zbuluan se Austin ishte gati për të lindur.