Aksident i rëndë në hyrje të Korçës, humb jetën 60-vjeçari, plagoset punonjësi i policisë

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar pak më parë në afërsi të fshatit Çiflig, në hyrje të qytetit të Korçës.

Sipas informacioneve paraprake, një punonjës i Policisë Rrugore, i cili sapo kishte përfunduar shërbimin, është përplasur me automjetin e tij me një motomjet.

Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i motorit, një rreth 60 vjeç, ka humbur jetën në vendngjarje.

I plagosur ka mbetur edhe punonjësi i policisë, i cili është transportuar për marrjen e ndihmës mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, ndërsa vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Të Fundit