Aksident i rëndë në Pogradec, kamioni përplas të moshuarin me biçikletë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Pogradec-Drilon, pranë një kantieri ndërtimi të dielën.

Sipas të dhënave paraprake, një kamion që po devijonte drejt kantierit i ka prerë rrugën një të moshuari që po lëvizte me biçikletë, duke e përplasur dhe më pas e tërhequr zvarrë për disa metra.

I plagosuri është transportuar me urgjencë në spital, ndërsa për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore pritet të transportohet drejt Tiranës me helikopter.

Në vendngjarje ndodhet policia, e cila po heton për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit

Të Fundit