“Megamashtrimi” me verërat e vendeve të Ballkanit: Në vend të rrushit shitet “sheqer dhe ujë”

“Në vend të rrushit – sheqer e ujë”, nis shkrimin “Veçernji list” në Kroaci për një “megamashtrim” që raportohet se u ka ndodhur klientëve kroatë me verëra vendase, të eksportuara nga Kosova apo nga Bosnje-Hercegovina.

Sipas raportimit të së martës, 80 për qind e mostrave të analizuara të verërave nga Kosova kanë rezultuar të falsifikuara në testimet e sivjetme.

“Vecernji list” ka raportuar se nga 84 mostra të testuara sivjet, 14 ishin analizuar për izotope stabile.

“Katër mostra u morën nga Kroacia, një nga Italia dhe nëntë nga shtete të treta – pesë nga Kosova, tri nga Maqedonia e Veriut, dhe një nga Bosnja e Hercegovina. Pretendimet që kanë përsëritur prodhuesit tanë të verërave më në fund janë konfirmuar – nga pesë verërat kosovare, katër ishin false. Edhe ajo nga Bosnja e Hercegovina doli të jetë e rreme, siç ishin dy nga Kroacia”, thuhet në shkrimin e mediumit kroat.

Të Fundit