Me maska,distancë dhe orare fikse, masat anti-COVID për nisjen e shkollave

Ky vit shkollor nuk do të nis ashtu si zakonisht në institucionet arsimore në vend, për shkak të rrezikut nga koronavirusi.

Bëhet me dije se në shkolla do të ndiqet një protokoll i veçantë sigurie, në mënyrë të tillë që të minimizohet përhapja e COVID-19. Ky vit shkollor do të zhvillohet duke ndjekur disa masa, që nga oraret fikse, distanca mes nxënësve, apo dhe mbajtja e maskave në klasë por dhe në ambientet e shkollave.

Nga ana tjetër edhe mësuesit do të detyrohen të zbatojnë një sërë masash për të shmangur përhapjen e koronavirusit.

Kujtojmë se Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që më 1 shtator të nisë mësimi plotësues në të gjitha shkollat e vendit, ku nxënësit mund të paraqiten për të marrë dije.

Ndërkohë që zyrtarisht ky vit shkollor do të hapet më 27 shtator.

Të Fundit