“Më martuan me të huaj” drama e qytetares: i ndërron jetë burri, nuk i njihet martesa

Elisabeta Toskaj rrëfen, se është martuar me bashkëshortin në vitin 2003, ndërkohë që ai kishte qenë më parë i martuar dhe i divorcuar. Çifti jetoi për rreth 15 vite në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku të dy kishin shtetësi amerikane dhe ndërtuan jetën me punë dhe investime. Pas kthimit në Shqipëri, ata u përballën me një problem serioz në dokumentacionin e gjendjes civile. Në certifikata, bashkëshorti rezultonte ende si i divorcuar, ndërsa zonja Toskaj figuronte e martuar me shtetas të huaj, duke mos reflektuar martesën e tyre reale.Për të zgjidhur këtë problem, ata iu drejtuan gjykatës. Gjykata e shkallës së parë vendosi korrigjimin e të dhënave, duke njohur situatën faktike. Megjithatë, çështja u apelua dhe zvarritjet gjyqësore zgjatën për vite me radhë. Gjatë kësaj kohe, ndërsa prisnin një vendim përfundimtar, bashkëshorti i zonjës Toskaj ndërroi jetë pas 7 vitesh pritjeje, vetëm pak muaj para se gjykata e apelit të shprehej.Në përfundim, gjykata e apelit la në fuqi vendimin e shkallës së parë, duke pranuar korrigjimin e certifikatave. Por, pavarësisht këtij vendimi, në certifikatën e vdekjes bashkëshorti vazhdon të figurojë si i divorcuar. Si pasojë, Elisabeta Toskaj nuk njihet si bashkëshorte dhe as si trashëgimtare ligjore e tij, si në Shqipëri ashtu edhe në SHBA.

Të Fundit