“Më kërkojnë lekë” i vjedhin pronën: Nga tokë truall m’a kthyen në tokë bujqësore!

Zamir Bashli denoncon në Stop problemet me një pronë të blerë në vitin 1996 me dokumenta të rregullta pranë noteres. Bëhet fjalë për rreth 1000 m2 truall dhe disa godina të ish-pularisë në fshatin Boks të Shkodrës. Në vitin 2001 hipoteka e Sjkodrës regjistron mbi truallin e qytetarit edhe disa qytetarë të tjerë, sikur këta të fundit e kishin përfituar me ligjin 7501. Pas 7 vitesh gjyq, Zamiri e fiton të drejtën e tij, por sërish u gjet një kleckë për ta penguar ta gëzojë pronën. KLSH nxjerr një kufizim mbi këtë pronë, me pretendimin, se në origjinën e tij mungon një dokument.KLSH tha për “Stop”, se kufizimi i këtij institucioni ka fuqi vetëm 30 ditë. Heqjen e kufizimit e ka në juridiksion Kadastra. Por Kadastra Shkodër nuk e hoqi këtë kufizim. Në verën e 2021-shit, drejtuesi i hipotekës Shkodër Flladi Dano, premtoi ngritjen e një grupi pune për zgjidhjen e rastit. Zamir Bashli paraqiti gjithë dokumentacionin në Drejtorinë e Përgjithshme të Kadastrës në Tiranë.Pas tre muajsh grupi i punës deklaroi, se prona e Bashlit ka mbivendosje, kur në fakt kartelat e pasurisë janë në emër të tij.Për ta zvarritur problemin, grupi i punës ky grup ka marrë vendim, që këtë cështje ta cojë për hetim administrativ në Ministrinë e Drejtësisë. Por as Ministria e Drejtësisë nuk ka kompetencë të interpretojë vendimin e Gjykatës së Lartë.

Të Fundit