STOP-EMISIONI 68(Sezoni 8) 7 Dhjetor 2022-Humb shikimin e paralizohet pas aksidentit, prokurori mbyll dosjen.

Jemi në aksin nacional Kamëz-Shkodër, në afërsi të Valiasit, pasi qytetari Niko Qarkaj tregon, se në 7 shkurt 2020, babai i tij është nisur për në punë, në një fabrikë plastike në Valias, ku ishte roje nate. Të nesërmen i ati nuk është kthyer në shtëpi dhe Niko ka dalë ta kërkojë, por ka gjetur vetëm bicikletën të mbështetur në një shtyllë dhe babain në spital. Doktorët i thanë, se dëmtimet ishin të konsiderueshme dhe ata e kishin quajtur aksident. Niko bëri kallzim në polici, por nuk di të thotë, se cfarë ndodhi më pas.Ne folëm vetëm me të moshuarin Pal Qarkaj, por ai nuk mban mend shumë gjëra, pasi është në karrike me rrota e ka humbur plotësisht shikimin. Pasi është bërë kallzimi, materialet janë dërguar në Prokurori dhe prokurori i cështjes, në përfundim e ka pezulluar dosjen pa autor.

Një ditë pas samitit BE-Ballkani Perëndimor, që u mbajt në Tiranë,në rrjet po qarkullon një foto e këpucëve të grisura të kryeministrit holandez Mark Rutte. “Stop” kujton ardhjen në Tiranë të Rutte në nëntor 2021, kur kryeministri Rama e mbushi me dhurata homologun, për vizitat e munguara ndër vite, sic u shpreh Rama.

Pjerin Pashkja është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop”, sepse ka ndërtuar shtëpinë që në vitin 2000 dhe ka aplikuar për legalizimin e saj në vitin 2006. Ngjitur ka shtëpinë vajza e tij.Në momentin e legalizimit, mori certifikatën vetëm për gjysmën e shtëpisë, ku përfshihej dhe ballkoni i së bijës. Pjerini thotë, se vetëdeklarimin e ka bërë në të njejtën kohë për të gjithë shtëpinë. Iu drejtua Drejtorisë Vendore të Ashk Shkodër, ku i thanë, se ishte bërë një gabim në sistem. Pjerini jeton në Itali, pasi bën atje kemioterapi për një tumor.Pas Pjerinit, ASHK-së Shkodër iu drejtua gazetarja e “Stop”. Zv. drejtori Enderson Memcaj tha, se do të cojë grup në terren për të zgjidhur problemin.Pas këtij momenti, ky institucion na ktheu përgjigjen me hapat, që do të ndiqen deri në zgjidhjen e plotë të legalizimit të shtëpisë së tij.

Të Fundit