Më 15 nëntor do të lindë banori i tetë miliardtë i Tokës

Drejtori i Fondit të OKB-së për Popullsinë për Serbinë, John Kennedy Mosoti, tha se më 15 nëntor do të lindë banori i tetë miliardtë i planetit Tokë dhe se deri në vitet tetëdhjetë të këtij shekulli, planeti ynë do të ketë 10.4 miliardë banorë.

Mosotti deklaroi se popullsia e botës u rrit nga shtatë në tetë miliardë në vetëm 12 vjet dhe se, pasi të arrijë një kulm prej 10.4 miliardë, do të mbetet në atë numër deri në fund të këtij shekulli, shkruan Euronews Serbia.

“Kur shikojmë kontinentet, mund të konkludojmë se kemi arritur tetë miliardë banorë, kryesisht falë zgjerimit demografik të Azisë. Afrika ka dhënë kontributin e dytë më të madh prej gati 400 milionë banorësh, dhe ndër vendet është kryesisht India, Kina dhe Nigeria”, tha Mosoti.

Të Fundit