E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
STOP-EMISIONI 52(Sezoni 12) 20 Nentor 2026-E pabesueshme, femije kopshti e filloreje bejne 2 km ne rruge makine per te shkuar ne shkolle STOP-EMISIONI 51(Sezoni 12) 19 Nentor 2026-Denoncime per mashtrim e falsifikim, ne pranga noterja Haxhiu dhe dy zyrtaret bashkepunetore Festa e ditëlindjes kthehet në tragjedi! 31-vjeçarja shqiptare humb jetën në aksident, plagosen edhe 3 fëmijë “Seksi më i shtrenjtë që nga koha e Helenës së Trojës”, senatori amerikan tallet me skandalin e shefit të Nvidia-s: Shpresoj ta ketë shijuar Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura
Aktualitet

Mbyllje e rreptë për Pashkë/ Merkel tërheq masat 24 orë pasi i mori: “Ky gabim është vetëm i imi, kërkoj falje”

Pas kritikave të ashpra që shkaktoi në Gjermani vendimi për lockdownin gjatë ditëve të pashkëve, kancelarja Merkel e tërhoqi atë. Ishte qëllim i mirë, por nuk u mendua mirë, tha ajo dhe u kërkoi gjermanëve të falur.

Me një deklaratë para mediave kancelarja Merkel tërhoqi të mërkurën vendimin që parashikonte një superlockdown në ditët e pashkëve. Vendimi për qetësinë e pashkëve ishte “gabim” dhe tërhiqet. “Gabimi është vetëm e tërësisht gabimi im”, tha Merkel dhe u kërkoi gjermanëve të falur. Ky vendim solli shumë pasiguri të tjera, tha Merkel. Qëllimi ishte i mirë, tha ajo, por nuk u mendua mirë, sepse mbetën ende shumë pyetje të hapura. Merkel tha, se po bëjmë gjithçka që sistemi ynë shëndetësor të përballojë rëndesën e madhe për shkak të pandemisë. Merkel të mërkurën del para Bundestagut për t’i përgjigjur pyetjeve të deputetëve për vendimet e fundit kundër pandemisë.

Në fillim të javës në takimin e kryeministrave të landeve me kancelaren Merkel u vendos që për shkak të tendendës së rritjes së madhe të infektimeve, lehtësimet e bëra në dy javët e fundit të tërhiqen. Përveç kësaj gjatë ditëve të pashkëve u vendos e ashtuquajtura “qetësia e pashkëve”, një lloj superlockdowni. Nga e enjtja e ardhshme (01.04) deri të hënën e pashkëve (05.04) do të mbyllej jeta publike, vetëm të shtunën e ardhshme do të hapeshin për pak orë supermarketet. Pas reagimeve të shumta të ashpra, Merkel thirri të mërkurën një konferencë të shpejtë me kryeministrat e landeve, ku tha se e merr përgjegjësinë, dhe e tërhoqi vendimin. Puna që investohet për këtë dhe ajo që përfitohet nuk janë në proporcion, tha ajo. Kryeministrat e landeve, sipas deklarimeve, shprehën respekt për kancelaren dhe theksuan përgjegjësinë e përbashkët. Kryeministri bavarez, Markus Söder, tha “se kam respekt për deklaratën e Merkelit.” Kurse kryeministri i landit Renani-Veriore Vestfali. Armin Laschet (CDU) tha se është më mirë, kur gjërat problematike tërhiqen.

 

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑