Mbreti Karl III shtrohet në spital, pritet t’i nënshtrohet operacionit

shtrua në një spital në Londër të premten në mëngjes

Mediat e huaja bëjnë me dije se ai do i nënshtrohet një operacioni të prostatës së zmadhuar. Mbreti 75-vjeçar do të trajtohet në Klinikën e Londrës, ku Princesha e Uellsit po shërohet pas një operacioni në bark.
“Mbreti u shtrua sot në mëngjes në një spital në Londër për trajtim të planifikuar. Madhështia e tij dëshiron të falënderojë të gjithë ata që kanë dërguar urimet e tyre gjatë javës së kaluar dhe është i kënaqur të mësojë se diagnoza e tij ka një ndikim pozitiv në ndërgjegjësimin e shëndetit publik”, tha në një deklaratë Pallati.

Edhe pse nuk dihet ende zyrtarisht se sa do të qëndrojë në spital, sipas mediave do të qëndrojë i shtruar për dy netë.

Mbretëresha Camilla, tha përpara operacionit se Charles është mirë dhe mezi pret të kthehet në punë.

Zakonisht anëtarët e familjes mbretërore nuk i bëjnë publike detajet e sëmundjeve, duke i konsideruar të gjitha çështjet mjekësore private, por Charles donte të bënte public operacionin për të inkurajua.

Të Fundit