‘Kacafyten’ vajzat në Elbasan, njëra godet tjetrën me shkop gome

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Elbasan.

Dy vajza janë përleshur mes tyre, njëra qëllon tjetrën me shkop gome.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset:

Xh. M., 21 vjeçe, banuese në Elbasan, pasi pasditen e djeshme, në lagjen “11 nëntori”, dyshohet se ka goditur me send të fortë (shkop gome), një 24-vjeçare, për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Të Fundit