Mbeti në shtegun Theth-Valbonë, shpëtohet me helikopter turistja spanjolle 6 muajshe shtatzënë

Një turiste spanjolle shtatzënë është shpëtuar teksa ka qenë duke bërë kalimin e shtegut Theth-Valbonë.

Lajmin e ka bërë të ditur, ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjete sociale ku shkruan se turistja nuk është ndjerë mirë dhe ka mbetur në shteg ndërsa është dashur ndërhyrja e ekipit të Njësisë së Helikopterëve për ta shpëtuar.

Ajo thekson se nëna dhe fëmija janë jashtë rrezikut për jetën, falë ndihmës mjekësore që morën nga stafi mjekësor.

“Një turiste spanjolle në muajin e gjashtë të shtatzënisë është shpëtuar për mrekulli në shtegun Theth-Valbone falë ndërhyrjes në kohë të ekipit të Njësisë së Helikopterëve.

Nëna dhe fëmija janë jashtë rrezikut për jetën, falë kujdesit mjekësor të stafeve tona”, shkruan Manastirliu në Facebook.

Të Fundit