Mashtrimi në Call Center, kush janë 3 shqiptarët që zhvatën miliona euro nga italianët

Elisa Caci, Valbona Abedinaj, Gilberdo Pushani janë 3 personat e arrestuar për mashtrimin përmes bursave.

Të sipërpërmendurit ranë në prangat e policisë, pas një operacioni të përbashkët të Policisë italiane me Strukturën e Posaçme (SPAK), në fushën e mashtrimeve me kriptovalutë përmes bursës fiktive online.

Nga hetimet rezultoi se të tre personat mashtronin qytetarë nëpërmjet bursave në vende të ndryshme anëtare të BE-së, përfshirë Qipron, Lituaninë, Estoninë, Holandën dhe Gjermaninë, dhe shndërrimin e tyre në kripto-valuta.

Në rrjedhën e më shumë se 42,000 përgjimeve telefonike të kryera nga hetuesit italianë, u zbulua se sa të aftë ishin mashtruesit në përdorimin e teknikave reale të bindjes dhe plagjiaturës, deri në atë pikë sa i bindnin viktimat të merrnin borxhe dhe të paguanin me kalimin e kohës disa qindra mijëra euro.

Nga hetimet telematike u zbuluan rreth 90 mijë kontakte telefonike të shtetasve italianë, për përdorim të operatorëve call center.

Si rezultat i aktivitetit, në Tiranë u sekuestruan dy call center dhe 60 kompjutera.

Në të njëjtën kohë, në Itali u sekuestrua edhe serveri i përdorur nga organizata për të mbuluar gjurmët e saj kompjuterike dhe për të penguar hetimet.

Të Fundit