Marshimi kundër abuzimeve seksuale në Tiranë, një grua proteston nudo

Në marshimin e zhvilluar ditën e sotme në Sheshin Skënderbej kundër abuzimit të vajzave të mitura vëmendjen e ka tërhequr një grua, e cila në shenjë protestë doli tërësisht e zhveshur dhe mbante një pankartë në duar.

Përmes këtij marshimi që nisi nga Sheshi Skënderbej dhe vijoi në disa rrugë të kryeqytetit me qytetarët dënonin abuzimin me fëmijët.

“Mos ma vri fëmijërinë, eduko dalin”; “Ne jemi me ty”; “Ti s’je vetëm”, “Eduko djalin”, ishin disa nga mesazhet që u përcollën përmes pankartave të tyre.

Marshimi u nxit pas rastit të rëndë të përdhunimit të një 15-vjeçareje nga 5 persona në Mirditë. Protestës iu bashkuan qytetarë të ndryshëm, vajza dhe aktivistë të shoqërisë civile.

Të Fundit