E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
“Nëse tentojnë të më arrestojnë, futem në grevë urie”, Vuçiç: Një milion njerëz do dalin në rrugë Zbulohet “laboratori” nëntokësor i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona! Zbulohen 2600 bimë dhe 170 kg drogë e përpunuar Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar!
Lajme

Marrëveshja me Metën, Berisha: Historike, kryebashkiakun e Tiranës e arkivojmë në plehrat e Sharrës

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e ka konsideruar historike marrëveshjen e nënshkruar me Partinë e Lirisë për zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023.

Në fjalën e tij pas nënshkrimit të marrëveshjes, Berisha sulmoi kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, për të cilin tha se do të “arkivohet në plehrat e Sharrës”.

 

“Për t’i dhënë Tiranës  një parlament të fuqishëm të kryesuar nga qytetarët dhe politikanët të sprovuar në mbrojtje të interesave të qytetarëve. Por me fjalë të tjera për të arkivuar në mënyrë figurative në plehrat e Sharrës, figurën më obskure që ka drejtuar Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, i cili në çdo vend dhe çdo shtet ligjor me çdo ligj i takon të jetë në qeli dhe jo në garë elektorale. Me vjedhjet e tij monstruoze, me shndërrimin e Tiranës në njërin prej 10 qyteteve më të pista të botës, Erion Veliaj ka dhjetra motive jo të endet rrugëve të Tiranës si një mashtrues, por të shkojë atje ku e ka vendin. Jam i bindur se qytetarët e Tiranës do flasin për të gjitha këto dhe do godasin direkt, Edi Ramën”.

Berisha foli edhe për Këshillin Bashkiak të Tiranës, post për të cilin një ditë më parë Ilir Meta tha se i ka propozuar PD-së emrin e kandidatit për kryetar të këshillit bashkiak.

Berisha sulmoi kryetaren aktuale të Këshillit Bashkiak të Tiranës, të cilën e konsideroi si “hije”.

“Nuk mund të rri pa thënë dy fjalë për parlamentin inekzistent të të Tiranës që drejtohet nga një zonjë që po të kishte një mbiemër të dytë mund ta quani zonjën Rovina hije. Për të, qytetarët nuk ekzistojnë, nuk e ka dëgjuar kush kurrë të mbrojë një interes të vetëm, ajo sikur është binjake me hijen. Merr fund kjo. Tirana me 800 mijë banorë do ketë parlamentin e vet të fuqishëm. Por marrëveshja është historike sepse kjo marrëveshje angazhon forcat tona politike për primaret dhe konsolidimin e tyre në mënyrë që të marrë fund kryetarokracia. Sot referendumi dhe demokracia direkt është absolutisht dhe mbetet ndoshta mjeti më kryesor për të rikthyer demokracinë në Shqipëri që është në agoni të plotë dhe ka zbritur nën nivelet e Kirgistanit”, deklaroi Sali Berisha

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑