Marc Zuckerberg: Në 2030 do bëjmë “teleportin” e njerëzve

Mark Zuckerberg  pretendon se “Syzet e Mençura”,  mund të ndihmojnë në trajtimin e ndryshimeve klimatike deri në vitin 2030 duke bërë të mundur ‘teleportin’ e njerëzve në shtëpitë e të tjerëve, sikur janë vërtet atje.

“Për të luftuar ndryshimin e klimës, ne mund të ‘teleportojmë’ në shtëpitë e të tjerëve dhe vendet tona të punës deri në vitin 2030 duke përdorur syze speciale inteligjente”, ka parashikuar Mark Zuckerberg.

CEO i Facebook tha që ai parashikon takime ballë për ballë të mundshme me një formë kufjeje të realitetit të shtuar (AR).

Vizioni përfundimtar, shtoi ai, do të përfshinte një palë syze elektronike me pamje normale që mund të paraqesin përmbajtje në lentet e tyre përtej botës reale.

Syzet e para inteligjente të firmës së mediave sociale – të bëra në bashkëpunim me Ray-Ban, do të dalin në treg më vonë gjatë këtij viti.

Sidoqoftë, këto nuk do të shfaqin një ekran vizual, por një sistem të kontrolluar nga zëri i lidhur në celularin tuaj./tvklan.al

Të Fundit