Mandati i tretë? Rama: Të ishte për mua, merresha me Zahon, më i denjë për kohën time se sa Luli

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka përsëritur nga Fieri se mandati i tretë për të personalisht është shumë larg.

Ai madje ka thënë se po të mos kishte bindjen absolute se ky është moment kyç për të ndarë të shkuarën nga e ardhmja, atëhere do të merrej me djalin e vogël, Zahon.

Rama thekson se Zaho për kohën e tij është 1 milion e 100 mijë herë më i denjë për kohën e tij se sa Lulzim Basha.

Po ashtu ai ka ironizuar me Berishëm duke e quajtur ”Sali Mavria” për të cilin flitet ende edhe në Shqipërinë e 2021.

‘’Mandati i tretë është shumë larg së qeni për mua personalisht. Nëse do të ishte për mua strikt, personalisht, në mënyn më të ngushtë të fjalës, ju siguroj që po të mos kisha bindje absolute që ky është moment kyç, që këtu ndahet e shkuara nga e ardhmja. Merresha me Zahon. Njëmijë e një herë, një mijë e një qind milion herë më i denjë se sa Luli, e le më se Kryemadhi, Meta, e Sali mavrinë. Ende me Sali mavrinë merret Shqipëria në 2021.’’- tha Rama.

Të Fundit