Malet në flakë/ Peleshi: Kryebashkiakët të mos bëjnë pushime, e dini si përfundon historia!

Në këto ditë të nxehtaa të verës, disa zona malore në vendin tonë janë përfshirë nga flakët të cilat qëndrojnë aktive edhe për disa ditë. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi nga Kolonja u bëri apel komuniteteve dhe njësive vendore që të ruajnë dhe administrojnë territorin e tyre.

Sipas tij, kryebashkiakët të mos bëjnë pushime, sidomos ata që drejtojnë zona me risk për të rënë zjarret. Ai theksoi se për momentin, vatra më serioze është në Krujë, aty kanë shkuar 60 forca nga Forcat e Armatosura, po punohet për perimetër goxha të gjatë zjarri të krijuar nga era.

Peleshi: Po hymë në ditët e nxehta të verës edhe siç e paralajmëruar fatkeqësisht do të jetë një verë po aq e nxehtë sa e vitit të kaluar në mos me e nxehtë me temperatura të larta. Shfrytëzoj këtë mundësi për të ripërsëritur apelin në radhë të parë ndaj komuniteteve dhe njësive vendore të cilat janë edhe përgjegjëse për të ruajtur dhe administruar territorin e tyre. Ka shumë rëndësi që të sinjalizojnë në kohë, bashkinë, shërbimin zjarrfikës sepse shpesh herë e kemi dhe nga eksperienca tani që aty ku bashkitë apo komunitetet vendore kryepleqtë janë më të vëmendshëm më bashkëpunues nuk kemi zjarre të mëdha sepse sinjalizohen në kohë, aty ku flenë gjumë natyrisht pastaj e dini sesi përfundon historia kur flakët marrin malin kërkohet helikopteri.

Për ta shëruar pak mentalitetin se duhet helikopteri për të fikur flakët ju bëj apel të gjithë kryetarëve të bashkive të jenë në krye të detyrës nuk ka pushime për kryetarët e bashkive sidomos ata që janë në bashkitë më të kërcënuara s’ka pushime as për Forcat e Armatosura as për ministrinë e Mbrojtjes. Kur shterojnë mundësitë e bashkive pa dyshim Forcat e Armatosura si gjithmonë janë forca vendimtare. Ju përmendët 9 vatra zjarri treçereku i tyre janë fikur me ndërhyrjet e bashkive dhe forcave tona. Për momentin kemi një vatër serioze në Krujë aty kanë shkuar 60 forca nga Forcat e Armatosura, po punohet për të orë një perimetër goxha të gjatë zjarri të krijuar nga era. Shpresojmë të vendoset nën kontroll.

Unë nuk dua t’ju referohem gjithmonë bashkive pasi duket sikur heq përgjegjësitë, duhet thënë e vërteta FA janë hallka e fundit nëse zjarrfikëset bashkia ju shterojnë mundësitë pastaj futen FA nuk mund të jetë kështu s’jemi mësuar deri tani.

Diku dëgjohet fjala ime nga ana e kryetarëve, diku funksionon më mire, dikush dëgjon më shumë nuk dua të them që nuk ka përgjegjshmëri nga ana e bashkive por s mjafton vetëm përgjegjshmëria duhet edhe organizimi, duhet që të bëjnë të përditshme takimet me kryepleqtë e fshatrave, ti sensibilizojnë, t’ju japin numra telefoni të tregojnë sesi duhet njoftuar, të kenë shërbim monitorimi për zonat me bimësi të dendur dhe të sinjalizojnë më kohë dhe të ndërhyjnë në kohë. Asnjë zjarr nuk merr përmasa të mëdha nëse funksionon sistemi i monitorimit.

Të Fundit