“Makina nuk eshte ne emer te qytetarit” Stop nxjerr bllof Policine e Fierit

Në 4 dhjetor “Stop” transmetoi një denoncim, ku thuhej, se Policia Rrugore e Fierit përdor një automjet Golf 4 me targa AA 127 KG, duke ndryshuar ngjyrën dhe vënë logo të policisë. Ky automjet përdoret për patrullim në aksin rrugor Fier-Tepelenë. Grupi i xhirimit i “Stop” udhëtoi nga Tirana drejt këtij aksi, për të verifikuar denoncimin. Policët që po bënin shërbimin me këtë makinë, refuzuan të japin përgjigje, për pyetjen, se kujt i përket ky automjet. Sipas të dhënave automjeti Golf 4 ngjyrë gri me targa AA127KG është në pronësi të shtetasit Judmir Vogli nga një fshat i Lushnjes dhe rezulton aktiv.Gazetari tentoi të kontaktojë me shefin e Policisë Rrugore Fier, Klodian Caushi, për ta pyetur për këtë skandal, por ai nuk u përgjigj.Me një njoftim për shtyp Policia e Fierit deklaroi, se automjeti nuk është në emër të qytetarit, por i ka kaluar shtetit me vendim të Komisionit të Kundravajtjeve.Policia nuk sqaroi, sesi është ndryshuar ngjyra e makinës. “Stop” verifikoi edhe deklaratën e policisë në DPSHTRR, por automjeti është ende në emrin e qytetarit.

Të Fundit