Një majmun në Sri Lanka, i dha lamtumirën e fundit mikut të tij më të ngushtë, njeriut që është kujdesur për të me vite tëra.
Një video e publikuar nga Daily Mail, tregon momentin rrëqethës kur majmuni puth 56-vjeçarin, gjatë ceremonisë së funeralit, teksa i ndjeri ndodhej në arkivol.
Videot tregojnë majmunin duke u mbështetur në përpjekje për të përqafuar mikun e tij për herë të fundit.
Peetambaram Rajan, 56 vjeç, ushqente majmunin e çdo ditë me fruta dhe biskota në shtëpinë e tij pranë pyllit në Batticaloa.