Buxheti 2023/ Manastirliu: Do të mbështesim nënat e papuna me tre ose më shumë fëmijë!

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi sot vendimet e qeverisë.

Manastirliu bëri me dijes se qeveria ka miratuar buxhetin e vitit 2023, i cili do të mbështesë nënat e papuna me tre e më shumë fëmijë me të ardhura familjare mujore deri në 100 mijë lekë.

Sipas VKM-se nënave të papuna që kanë të ardhura nën 100 mijë lekë në familje dhe rrisin më shumë se 3 fëmijë deri në 5 vjeç, do t’u njihen si vite pune. Kjo është politikë për nënat, sociale, që synon të njohë si vite pune periudhën e kujdesit të fëmijës në 5 vitet e para.

“Qëllimi i akteve që vijnë për ndryshim është mbështetja egrave që kanë më shumë se tre fëmijë, që janë të papuna, situata ekonomikë është e tillë që kanë nevojë për mbështetjen e shtetit. Kemi vendosur që me buxhetin e viti 2023 të mbështesim këtë kategori nënash. Do kemi një kategorizim, të gjitha gra të cilat kanë tre dhe më shumë fëmijë. Të cilat njëri prej fëmijëve është deri në moshën 5 vjeç dhe të ardhurat familjare mujore nuk kalojnë 100 mijë lekë. Kjo është politikë për nënat, sociale, që synon të njohë si vite pune periudhën e kujdesit të fëmijës në 5 vitet e para”, tha ministrja.

Ndër të tjera ministrja tha se qeveria ka bërë marrëveshje me Pfizer për doza përforcuese.

“Kemi bërë të mundur të sigurojmë sigurimin me vaksina. Kemi marrëveshje me Pfizer për të siguruar që dozat që i kemi parablerë që pas ardhjes së furnizimit të parë kemi një riskedulim që një pjesë do jenë vaksina përforcuese sipas varianteve të reja”, tha Manastirliu.

Gjithashtu pritet që gjatë nëntorit të vaksinat e gripit.

“Dua t’iu informoj se transhi i parë i vaksinave të gripit ka mbërritur dhe që nesër, moshat mbi 65 vjeç, shtatzënat dhe të sëmurët kronikë do nisin vaksinimin”, tha ministrja.

Të Fundit