Lulzim Basha pas takimit me shefen e OSBE-ODIHR: Beteja do të vazhdojë deri në fitore

Kur kanë kaluar një javë nga zgjedhjet e 25 prillit, kreu i PD, Luzim Basha ka zhvilluar një takim me shefen e misionit të OSBE-ODIHR, Ursula Gacek.

Takimi u zhvillua në selinë blu ku i pranishëm ishte edhe Oerd Bylykbashi.

Pas përfundimit të takimit, kreu i PD, teksa iu përgjigj kritikëve që i kërkojnë dorëheqjen ka deklaruar se “beteja do të vazhdojë deri në fitore”.

Ky takim vjen në një kohë kur Rama ka shpallur fitoren e PS me 74 mandate kurse opozita akuzon se në zgjedhje pati probleme.

Në raportin paraprak të OSBE-ODIHR thuhet se shqetësim ishte shpërdorimi i burimeve njerëzore, por edhe shit-blerja e votës.

“Pavarësisht një kuadri të zhvilluar ligjor që ekziston tashmë për ndalimin e shpërdorimit të burimeve shtetërore, shumë figura publike vazhduan të bëjnë fushatë në kapacitetin e tyre zyrtar. Kjo, e kombinuar edhe me fillimin e disa projekteve të mëdha infrastrukturore të qeverisë para zgjedhjeve, i dha partisë në pushtet një avantazh të konsiderueshëm, thekson raporti.

Të Fundit