“Lul Basha i pabesë”, Sali Berisha: Tha që s’do e vriste babain politik – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

“Lul Basha i pabesë”, Sali Berisha: Tha që s’do e vriste babain politik

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur në emisionin “Zonë e Lirë” se Lulzim Basha është treguar I pabesë me vendimin që ka marrë për ta larguar nga grupi parlamentar.

Ai dha detaje në lidhje me komunikimin që ka pasur me Bashën në momentin që i ka komunikuar vendimin. Berisha u shpreh se e ka kundërshtuar vendimin e Bashës pasi nuk ishte tagri i tij dhe se kryetari i PD ua ka komunikuar vendimin deputetëve pasi ka paraqitur njëherë mesazhin.

Arian Çani: Në Nëntor të 2018-s, Bashës i bëra “pyetjen që vret”: A mendon se ka ardhur koha që të vrasësh babën? Basha u përgjigj: Kurrë!

Sali Berisha: Pabesia njerëzore thyen çdo normë dhe çdo moral.

Arian Çani: Pra Lul Basha i pabesë?

Sali Berisha: Normal. Një akt të cilin e njoftoi 20 minuta para se të dalë në mesazhine  tij. Ma tha mua në telefon dhe unë e kundërshtova në mënyrë kategorike, sepse nuk ishte tagri tij një vendim i tillë. I kërkova që kundërshtimin tim të jua përcjellë të pranishmëve në mbledhje. Në fakt ai kishte paraqitur më parë mesazhin më pas shkoi për t’ua komunikuar. E bëri pa i lajmëruar. I la mbledhur për një orë, shkoi tek ata dhe i njoftoi. Pra mbledhjen e kishte bërë për t’i thënë vendimin./tvklan.al

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *