Luan Rama në Vlorë: Janë përpjekur të na përçajnë, por nuk ja kanë dalë

Kryesuesi i listës së LSI-së në qarkun e Vlorës, Luan Rama i ka dhënë fund sot zërave për përplasje mes kandidatëve në këtë parti.

Teksa ishte sot i pranishëm në takimin elektoral në Vlorë, ai tha se janë përpjekur jo pak herë t’i përçajnë, por tha se nuk ja kanë dalë dot.

“Janë përpjekur të na përçajnë, por nuk ja kanë dalë e nuk do ja dalin sepse LSI nuk është parti emrash, por zemrash. Është partia e zemrave, e guximit, e lëvizjes që do e çojë Shqipërinë përpara në procesin e integrimit evropian, për ta bërë Shqipërinë atë, që nën thirrjen e “duam Shqipërinë si Evropa” u bënë bashkë e rrëzuan diktaturën do jenë bashkë edhe në 25 prill për të rrëzuar miksimin më të shëmtuar të klikës së regjimit të Rilindjes, shëmtia e të cilëve është gjëja më e rëndë në imazhin e Shqipërisë”, u shpreh ai.

Në fund të fjalës së tij ai ftoi në podium të dytën në listën e LSI në Vlorë, Grisejda Myslimin, të cilës i dha edhe një puthje në ballë.

Të Fundit