Loti 3 i unazës, Balluku: Hapet brenda prillit

Loti 3 i Unazës së Madhe, që përfshin aksin Uzina e Autotraktorëve, Shkozë-Materniteti i Ri do të hapet për përdoruesit e rrugës brenda muajit prill.

Kështu është bërë me dije nga Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, që ka njoftuar këtë mbrëmje nisjen e asfaltimit të këtij loti. “Ditë-natë në punë, pa u ndalur, për të garantuar që Unaza e Madhe e Tiranës të përfundojë në kohë. Në lotin 3, Uzina e Autotraktorëve, Shkozë-Materniteti i Ri, kemi nisur punën për asfaltimin e rrugës për ta vendosur atë brenda muajit prill në dispozicion të drejtuesve të automjeteve duke lehtësuar trafikun në këtë pjesë të kryeqytetit”, shkruan Balluku në Facebook.

Të Fundit