Lirohet nga qelia ish-deputeti Alqi Bllako – Stop
Aktualitet, Lajme, Të Gjitha

Lirohet nga qelia ish-deputeti Alqi Bllako

Gjykata e Posaçme ka liruar sot nga qelia ish-deputetin e PS Alqi Bllako, i akuzuar për aferën e inceneratorëve.

Gjatë seancës së mbajtur këtë të enjte gjykata pranoi kërkesën e avokatëve për zëvendësimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.

Burime per media bejne me dije  se Bllakos i është zbutur masa e sigurisë me arsyetimin se ka dy fëmijë të mitur, të cilët kanë nevojë për përkujdesjen e prindërve. Dy fëmijët e tij binjakë vuajnë nga një sëmundje që e bën të domosdoshme praninë e prindërve.

Sjellim në vëmendje që Bllako akuzohet për ‘shpërdorim detyre’ dhe “korrupsion pasiv’ i nëpunësve shtetërorë .

Dyshohet se Bllako ka falsifikuar dokumentin në lidhje me sipërfaqen e tokës ku u ndërtua inceneratori i Fierit, duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit prej 16 milionë lekësh.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *