“Leket për tender merren nga xhepat e qytetarëve” si të fitosh me hile në Universitetin e Mjeksisë

Do të trajtojmë sot procedurat e tenderimit dhe si aplikohen ato në institucionet shqiptare.Eksperti i ekonomise Vjoldi Danaj, trego, se anulimi i procedurës së tenderit, fituesit e paracaktuar dhe fondi i njejtë me fondin limit, janë disa nga dukuritë, që implikojnë rregullsinë e tenderave.Jemi ndalur në tenderat e Universitetit të Mjeksisë, me tenderin e rikonstruksionit të sallave të rektoratit dhe catisë së universitetit, të cilin e ka fituar kompania me ofertën ekonomike shume afër fondit limit, pavarësisht, se një operator tjetër, kishte ofertë më të ulët. Tenderi tjetër për furnizim dhe vendosjen e kondicionerëve është fituar nga nje operator me zyra në Gjirokastër dhe me ofertë ekonomike shumë pranë fondit limit.Ndërkohë 4 operatorët e tjerë me oferta më të mira janë skualifikuar me klecka të sajuara.

Të Fundit