Lac/ Le azilin e Policanit, nuk i transferojne pensionin, Stop zgjidh problemin-19 Mars 2021 – Stop
Të Gjitha

Lac/ Le azilin e Policanit, nuk i transferojne pensionin, Stop zgjidh problemin-19 Mars 2021

Jemi në lagjen numër 2 të Lacit për problemin e Gjergj Përgjivuka, i cili ka qendruar në azilin e Policanit për rreth 2 vite dhe në janar 2021 është larguar. Gjergji tregon, se nuk ka arritur të marrë pensionin për muajt shkurt-mars dhe nuk i tregojnë, se cfarë ka ndodhur me dosjen e tij. Ai është i sëmurë me silikozë pulmonare dhe po rri te shtëpia e djalit të vëllait.Ne kontaktuam me drejtorin e azilit të Policanit, Erjon Zylyftari,për të bërë rakordimin e azilit me sigurimet shoqërore.Pas zgjidhjes së këtij ngërci, arritëm t’ia zhbllokojmë pensionin Gjergjit, madje bëmë procedurën, që t’i shkojë në shtëpi në Lac.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *