“Ky është Ballkani i ri”, Rama takim online me Zaev dhe Vuçiç – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

“Ky është Ballkani i ri”, Rama takim online me Zaev dhe Vuçiç

Këtë të enjte kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një takim online me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Lajmi është bërë publik nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut , Zoran Zaev , i cili ka publikuar edhe foto nga takimi online.

Zaev shkruan se në këtë takim është diskutuar për Forumin Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal që do të mbahet në Shkup më 29 korrik.

“Këtë mëngjes kam zhvilluar një takim produktiv kushtuar përgatitjeve për Forumin Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal, të cilin së bashku me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama që ne organizojmë në Shkup më 29 Korrik.

Ne lidhemi edhe më shumë për ta bërë jetën e të gjithë qytetarëve tanë më të lehtë dhe më të mirë. Ky është Ballkani i ri, Evropian”, shkruan Zaev.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *