E Martë, 24 Nëntor 2026
Lajm i fundit
“Nëse tentojnë të më arrestojnë, futem në grevë urie”, Vuçiç: Një milion njerëz do dalin në rrugë Zbulohet “laboratori” nëntokësor i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona! Zbulohen 2600 bimë dhe 170 kg drogë e përpunuar Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar!
Aktualitet

Kuvendi i PD, Ristani: Fshehja nga e vërteta, metodë e strucit

Një ditë pas përfundimit të punimeve të Kuvendit Kombëtar të PD, ka reaguar ish-sekretari i përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Ristani shkruan se drejtuesit e PD-së analizuan vjedhjen e kundërshtarit dhe jo veten duke fshehur të vërtetën.

Kritiku i Bashës thotë se fshehja e të vërtetës për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, nuk e bën PD një alternativë të besueshme.

“Drejtuesit e PD zhvilluan dje “Kuvendin”, per te analizuar vjedhjen e kundershtarit, duke mos gjetur forcen, kurajon dhe pergjegjshmerine, per te analizuar veten. Fshehja nga e verteta me metoden e strucit, nuk do i coje larg. Vendi ka nevoje uleritese per opozite te vertete dhe alternative te besueshme” shkruan Ristani.

Ristani ishte mes 600 emrave në garë për një vend në Këshillin e ri Kombëtar. Rezultatet e votimit pritet që të zyrtarizohen ditën e sotme.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑