Kungulli më i madh në botë thyen rekord

Njerëz nga e gjithë Amerika Veriore konkurruan në Kampionatin e 49-të të Peshimit të Kungullit. 20 kungujt më të rëndë fitojnë çmime.

Por vetëm një prej tyre mund të thyente një rekord. “Dua të them, patëm fat me këtë”, tha pronari i  Maverick, kungullit më të madh në Amerikën Veriore.  “180 ditë punë. Punë dhe dashuri”, u shpreh mësuesi i hortikulturës.

Travis Gienger rriti kungulli 1.2 tonësh dhe mori në shtëpi një shumë parash prej 23.000 Dollarësh.

Por si ia doli? “Një sezon shumë i gjatë dhe shumë pleh, mendoj. Fara të mira, gjene të mira”, tha Gienger, i cili shpenzoi 6 muaj me rritjen e kungullit.

Të Fundit