Kultivimi i kanabisit, trafikantët shfrytëzojnë tokat pa pronarë, në parcela të punësuar edhe sirianë – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Kultivimi i kanabisit, trafikantët shfrytëzojnë tokat pa pronarë, në parcela të punësuar edhe sirianë

Qeveria deklaron se ka fituar luftën me kultivimin e kanabisit, por statistikat zyrtare flasin për një rritje gjatë viteve të fundit.

Fenomeni i përhapur masivisht në vitin 2016, u godit gjatë 2017-ës dhe 2018-ës por në vijim tendenca u rrit sërish.

Viti 2016 mbetet rekord sa i takon numrit të bimëve të hashashit që janë asgjësuar nga policia. Në këtë vit fenomeni u përhap në përmasë, ndërsa gjatë 2 viteve pasardhëse u zvogëlua me 20 herë.

Sipas statistikave zyrtare të raportuara nga policia në bashkëpunim me Guarda di Finanza italiane që kryen kontrollet nga ajri, gjatë vitit 2019 dhe 2020 tendenca u rrit sërish dhe e njëjta tablo duket edhe për vitin aktual. Gjatë vitit 2020 kryepolici Ardi Veliu u përplas në distancë me kryeprokurorin Olsjan Çela lidhur me shifrat, madje sipas policisë prokuroria dhe gjykatat kanë liruar trafikantët të arrestuar në flagrancë në parcelat e hashashit.

Vitet e fundit trend në rritje është konstatuar edhe kultivimi në ambiente të mbyllura si serat e magazinat, ndërsa 10 zonat tradicionale të kultivimit në tokë të hapur mbeten zonat e thella të Malësisë së Shkodrës, Malësisë së Krujës, Lumi i Vlorës, Tepelena, Memaliaj, Skrapari, por edhe fshatrat e thella në Librazhd dhe Tiranë.Trafikantët shfrytëzojnë tokat pa pronarë, ndërsa në 1 rast gjatë 2020 në parcela ishin punësuar dhe emigrantë sirianë të cilët përdorin Shqipërinë si vend transit për të kaluar në vendet e Bashkimit Europian.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *