Kujtim Gjuzi i shkruan letër Joe Biden: Hiqni non-gratën profesor doktor Sali Berishës

Kujtim Gjuzi, ish deputet i Kuvendit të Shqipërisë, ka qenë në takimin e Sali Berishës me partitë e vogla, për të hyrë në aleancë me të djathtën.

Pas takimit, Gjuzi zbuloi se i ka nisur një letër Presidentit të SHBA-ve, Joe Biden, që ai të heqë menjëherë non-gratën ndaj Sali Berishës, sepse sipas tij, nuk ka prova për korrupsion të ish kryeministrit.

I jemi drejtuar zyrës ovale si grupim, pas deklaratëas së shkelqesisë së saj, Yuri Kim, që përgëzoi Edi Ramën në zgjedhjet e vjedhura.

Ne kemi thënë, është shkelur barazia e votës. E gjithë lëvizja, pas datës 19 maj 2021, me non grata, ka qenë lëvizje goditëse e qendrës së djathtë, nga faktorë mjaft të organizuar, si Fondacioni Soros. I kemi dërguar Presidentit Biden letër.

Nëse DASH ka 17 muaj që nuk sjell një dokument ku të na tregojë ne, një dokument që vërteton korrupsionin e kryetarit të PD, profesor doktor Sali Berishës…

Në këto 17 muaj, nuk ka një hetim pas dokumentit non-grata nga prokuroria shqiptare dhe nga gjyakta. Në shtetin e së drejtës, çdokush është i pafajshem, për aq kohë sa nuk ka dënim të gjykatës.

I drejtohem Joe Biden sepse është në rrezik multipartitizmi. Familja Biden në trojet shqiptare ka dhënë kontribut të çmuar”, tha Gjuzi në Të Paekspozuarit.

Të Fundit