Ajo që dikur ishte pronë e trashëguar nga familja në Atlanta, u rrënua e tëra gabimisht. Është ky ‘fati i keq’ i një gruaje në SHBA e cila kur u kthye nga pushimet e gjeti shtëpinë e saj të kthyer në një grumbull mbetjesh.
Susan Hodgsontha se një fqinj e lajmëroi se po përpiqeshin t’i prishnin shtëpinë. Pavarësisht se ai tentoi t’i ndalonte, punëtorët e një kompanie kishin vazhduar me aksionin.
Askush nuk jetonte në shtëpi kur ajo u shkatërrua, por Hodgson tha se prona ishte e mirëmbajtur.
“Ne e mbanim pastër, prisnim barin në oborr. Paguanim çdo taksë prej 15 vitesh”, shprehet Susan.
Kompania përgjegjëse për shembjen e shtëpisë “You Call It We Haul It” me bazë në Atlanta nuk i është përgjigjur Hodgson-it, e cili është e dëshpëruar: Është e vështirë ta besosh se dikush mund të vijë dhe të shkatërrojë gjënë që e ke mbajtur kaq vite. Ata më thanë se ngatërruan shtëpi, si mund të ndodhë kjo?!
Tashmë ajo ka nisur procedurat ligjore ndaj kompanisë për dëmin e madh.