U drogua dhe u pë*dhunua në Vlorë, vajza tërhiqet nga padia: Shkova me dëshirë me 3 djemtë. Ja cilët janë protagonistët

Vajza që u drogua dhe më pas u përdhunua nga tre djem në Vlorë, është tërhequr nga kallëzimi i saj.

Në dëshminë që ka dhënë për policinë e Vlorës, vajza ka treguar se s’kushte asgjë për të thënë pasi ajo kishte shkuar me dëshirë.

“Unë shkova me dëshirën time, pavarësisht se gjërat rrodhën kështu…”-ka deklaruar vajza.

Për këtë ngjarje policia ka shpallur në kërkim Oltjan Tahirin, djalin e një personi që ka servis Skafesh në “Triport”, ndërsa janë ndaluar Albi Ceno dhe Gentjano Mehmeti, që rezultojnë të jenë djali i pronarit të televizionit lokal 6+ në Vlorë dhe djali i një biznesmeni gazi në këtë qytet.

Tashmë vajza 26-vjeçare e dëmtuar është kthjelluar dhe në deklarimin e parë që ka dhënë në polici, ka pohuar se kishte shkuar me dëshirën e saj.

Me këtë dëshmi çështja ka marë një kthesë për sa i përket përgjegjësisë penale të tre të rinjve.

Të tre djemtë dhe vajza kanë konsumuar alkool dhe hashash në ambjentet e një hoteli, duke vijuar më pas në katin e dytë të hotelit, ku kanë kryer marëdhënie.

E gjitha është organizuar për të festuar lirimin nga burgu të mikut të tyre, Klevis Deliaj.

Teksa kanë festuar të 5 persona me alkool dhe hashash, Deliaj është larguar nga ambjentet e lokalit ndërsa vajza dhe 3 miqtë e saj kanë shkuar në katin e dytë të hotelit ku kanë kryer marëdhënie.

Vajza ka pasur probleme shëndetësore duke pësuar gjëndje të fikti.

Tre djemtë e kanë marë në krahë dhe e kanë nxjerë në rrugë duke e braktisur trupin dhe larguar.

Ka qënë njëri nga punonjësit e hotelit që ka njoftuar policinë, e cila më pas ka transportuar vajzën në spitalin rajonal të Vlorës.

Të Fundit