Kthehet nga Amerika e gjen ‘belanë’, çfarë i ndodhi qytetarit

Sokol Gazulli denoncon në “Stop”, se në vitin 2010, kur vendosi të lerë SHBA-të dhe të kthehet në Shqipëri, mori me vete dhe autoveturën personale. Sipas ligjit të Doganës, Sokolit duhet t’i hiqej detyrimi doganor.Shuma e dogaës lihet e ngrirë në bankë dhe nësë për 2 vjet në Shqipëri, kjo makinë nuk shitet, apo del jashtë vendit, shumën e merr personi, që kishte lënë si garanci. Në Doganën e Durrësit, pas këmbënguljes së Sokolit, makina u la e lirë, por kjo doganë nuk ka bërë hyrjen e automjetit në sistemin Tims. Këtu nis dhe problematika për Sokolin, i cili ra viktimë e burokracisë dhe sistemit të korruptuar gjyqsor.Ai kërkoi të pajiste makinën me dokumente, por duke mos e futur dogana në Tims, pagesa nuk mund të shmangej.Në këto kushte, ndërsa përdorte automjetin e tij, Sokoli ndalohet nga anti korrupsioni i doganavë dhe i bllokohet makina. Mjetin e cojnë në doganën Shkodër, ku Gazulli doli debitor me 8 milionë lekë të vjetra, që iu morën nga banka.

Të Fundit